
Kristjan Asllani është një futbollist 100% në pronësinë e Interit. Me fitoren në derbin e mbrëmjes së sotme, Kristjan Asllani bëhet lojtar i Interit në të gjitha aspektet. Marrëveshja mes klubit zikaltër dhe Empolit në fakt parashikonin shlyerjen e detyrueshme të mesfushorit shqiptar pas pikës së parë të fituar në kampionat duke filluar nga 2 shkurti 2022.
Asllani iu bashkua Interit me një hua prej 4 milionë euro nga Empoli. Blerja e mesfushroit shqiptar do t'i kushtojë Nerazzurrëve 10 milionë plus 2 bonuse. Talenti 20-vjecar ka zhvilluar gjithsej 20 ndeshje këtë sezon me Interin dhe vetëm 2 si titullar.
Poll