Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Ernest Muçi lojtari më i ri i Besiktas, Milot Rashica i uron mirëseardhjen

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ernest Muçi lojtari më i ri i Besiktas, Milot Rashica i
Ernest Muçi është zyrtarisht lojtari më i ri i Besiktas. Transferimi bëhet zyrtar nga vetë klubi turk që njofton afrimin e sulmuesit shqiptar. Me një postim në rrjete sociale, Besiktas i uron mirëseardhjen talentit kuqezi me një video ku përshkruhet historia e tij nga Tirana deri te Legia dhe Kombëtarja. Gjigantët turq do të paguajnë 8 milionë euro për shërbimet e tij, 800 mijë nga të cilat do të shkojnë për Tiranën e cila ruan 10% të kartonit. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2027 dhe do të paguhet 1.8 milionë euro në sezon. Muçi nis kështu aventurën e tij të re në Turqi që bëhet klubi i tij i tretë në karrierë. Te Besiktas ai do të gjejë një tjetër shqiptar, Milot Rashicën i cili i uron mirëseardhjen në komentin poshtë videos.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Beşiktaş JK (@besiktas)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga