U përfol që ishte shumë afër, por tashmë është zyrtare. Melih Ibrahimoglu është lojtari më i ri i Egnatias.
Mesfushori turk shkëputi kontratën me ekipin e Heracles, ekip që që militon në elitën e futbollit hollandez vetëm pak ditë më parë. Nga kjo situatë ka përfituar klubi rrogozhinas duke bërë këtë goditje të bujshme në merkato. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi rrogozhinas me anë të një foto të postuar në InstaStory.
23-vjeçari që luan si mesfushor qendre dhe fantazist pritet të jetë një vlerë e shtuar për organikën e drejtuar nga Edlir Tetova.
Kujtojmë që Ibrahimoglu ka qenë pjesë e Austrisë dhe Turqisë U21, ndërsa është prodhim i Rapidit të Vienës me të cilët ka luajtur edhe në elitën austriake.
[caption id="attachment_717929" align="alignnone" width="493"] InstaStory i klubit te Egnatias[/caption]