Mohamed Salah zyrtarizoi një javë më parë vendimin e tij për të mbyllur ciklin me Liverpool, pasi kontrata e tij me "The Reds" të skadojë në fund të këtij sezoni.
Menjëherë pasi sulmuesi egjiptian bëri publike zgjedhjen e tij, për t'i hapur rrugë një kapitulli të ri në karrierë, klubet e Europës janë hedhur në sulm për të bindur lojtarin me projektet e tyre sportive.
Megjithatë, duket se e ardhmja e 33-vjeçari nuk duket i bindur të vijojë qëndrimin e tij në Europë, pasi 33-vjeçari po vlerëson dhe mundësinë për të kaluar në Arabinë Saudite, aty ku e pret kontrata qindra milionëshe.
Bëhet fjalë për klubin saudit, Al Ittihad, rivalin kryesor të Al Nassr, ekip ky në të cilin aktivizohet dhe Cristiano Ronaldo. Një kalim hipotetik i egjiptianit në këtë kampionat do ta bënte akoma dhe më interesante luftën për titullin në Arabi mes dy sulmuesve, pasi më herët ata u ndeshën në Champions League në finalen mes Liverpool dhe Real Madrid.
