Odise Roshi (30 vjeç) kalon zyrtarisht te Boluspor. Fieraku i kombëtares kuqezi ka firmosur kontratë një vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit, nëse palët bien dakord në fundin e sezonit që vjen. Te Boluspor në ligën e parë turke, Roshi bashkohet me Gentjan Selmanin dhe Dejvi Bregun.
Pritet që Roshi të jetë më i paguari në skuadrën turke, teksa Buluspor kompleton kështu ekipin me një lojtar me eksperiencë. 30 vjeçari nuk do e ketë të vështirë përshtatjen, duke iu shtuar kështu "kolonisë" shqiptare në Turqi.
Dëmtimi që e la jashtë për disa muaj, ka bërë që Roshi të mos ketë qenë në dritë sezonin e fundit, teksa eksperienca e re duket se ka entuziasmuar fierakun, që shihet si ndër më të mirët te Buluspor.

Njoftimi i Boluspor:
Le të njihemi me Odise Roshi: I lindur në 1991 në Shqipëri, Roshi filloi të luante futboll në të rinjtë e FK Apolonia. Odise Roshi luajti për Flamurtari FC Keln, FSV Frankfurt, HNK Rijeka, Diosgyori VTK dhe Akhmat Grozny.
Futbollisti shqiptar, i cili ka luajtur 278 ndeshje në karrierën e tij profesionale, konkurroi në Bundesliga 20 herë. Roshi ka luajtur 59 herë për Kombëtaren shqiptare A, teksa ka shënuar 5 herë.