ZYRTARE/ 9 herë e ka dërguar topin në rrjetë dhe ka dhuruar 7 asiste, VORA firmos me “gjahtarin” e golit
Shkruar nga NEWSPORT
Vora është një nga skuadrat më aktieve të Kategorisë së Parë. Ekipi që siguroi ngjitjen në këtë kategori nuk dëshiron t’i lërë asgjë rastësisë dhe pasi rinovoi me disa prej liderëve të skuadrës tashmë ka nisur edhe me afrimin e lojtarëve për të plotësuar organikën.
Ditën e sotme kanë njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se kanë firmosur me Ariel Peralta Romero. Lojtari që luan si sulmues ka nënshkruar me Vorën, teksa vjen nga ekipi i Gramshit. Me këtë të fundit në 22 ndeshje ka arritur të shënojë 9 gola dhe të dhurojë 7 asiste.
"Zyrtare! Ariel Peralta Romero është futbollisti i VorësFutboll Klub Vora njofton se sulmuesi Ariel Peralta është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 20-vjecar nga Paraguay ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Ariel Peralta është aktivizuar me ekipe si Elbasani, Devolli dhe sezonin fundi me ekipin e Gramshit në 22 ndeshje, 1980 minuta të luajtur ka shënuar 9 gola dhe 7 asist.Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen sulmuesit Ariel Peralata dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”, thuhet në postimin e klubit.