Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Zvicër-Francë, skuadrat ndajnë nga një pikë duke kaluar në raundin tjetër

Shkruar nga NEWSPORT

Zvicër-fFrancë

Formacionet

Zvicra: Sommer, Lichtsteiner, Embolo, Xhaka, Behrami, Rodríguez, Džemaili, Mehmedi,Djourou, Schär, Shaqiri Trajner: Vladimir Petkoviç

Skema: 4-5-1

Franca: Lloris, Evra, Rami, Cabaye, Griezmann, Gignac, Pogba, Sissoko, Sagna,Coman,Koscielny Trajner: Didier Deshamp

Skema: 4-3-3

Gjyqtarët: Damir Skomina, Jure Praprotnik, Robert Vukan

Stadiumi: Stade Pierre Mauroy, Lille Métropole

Pjesa e parë: Një pjesë e parë e dyluftuar nga të dyja skuadrat, ku më shumë duken se studiojnë njëra-tjetrën. Rastet për t'u shënuar janë të pakta me skuadrat

Switzerland's goalkeeper Yann Sommer jumps for the ball against France's midfielder Paul Pogba during the Euro 2016 group A football match between Switzerland and France at the Pierre-Mauroy stadium in Lille on June 19, 2016. / AFP / FRANCK FIFE (Photo credit should read FRANCK FIFE/AFP/Getty Images)

që mundohen më shumë të ruajnë barazimin se sa të shënojnë. Një Francë që e mbështet lojën e saj te Pogba, i cili nuk çan dot në mbrojtjen helvete. Shaqiri mundohet me inkursionet e tij, por pa rezultat.Gjyqtari nuk kursehet as me kartonët që ndëshkon lojtarët e të dyja skuadrave. Kështu mbyllet kjo pjesë e parë, me skuadrat që kërkojnë të marrin nga një pikë.

Pjesa e dytë: Pjesa e dytë fillon pas asnjë zëvendësim në kampet respektive. "Helvetët" duken më kërkues me Shaqirin që ekzekuton një këndore në minutë e 49', pozvicerr pa rezultat pasi topi i harkuar nga ai përfundon në duart e portierit francez. Franca ka rastin më të mirë për të shënuar në minutën e 57' me Griezman, por topi i goditur me të djathtën përfundon jashtë. Minuta 63' dhe Franca freskon sulmin, duke futur në lojë Payet në vend të Coman. Zvicerianët luajnë fort për të arritur te goli, por janë francezët që kundërpërgjigjen me të sapo futurin në lojë Payet duke goditur shtyllën. Shaqiri lë fushën e lojës në minutën e 79', për Fernandes. Payet shfaqet përsëri rrezikshëm në zonë, por topi i goditur prej tij është për t'u harruar. Ndeshja duket që po shkon drejt barazimit me skuadrat që ndajnë nga një pikë. Minuta 88' dhe Payet rrezikon nga një gjuajtje e lirë, por topi i goditur prej tij përfundon në mur. Kështu mbyllet dhe kjo ndeshje mes "helvetëve" dhe "gjelave".

 

 

Tags:

EURO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga