
Vllaznia - Egnatia
Vllaznia nuk ia doli as në këtë sezon që të fitonte titullin. Këtë sezon ishin më afër se kurrë me trofeun, teksa gjithçka ishte përgatitur në detaje për të festuar titullin.
Por Egnatia e Edlir Tetovës ishte e pamëshirshme ndaj tyre, teksa u shënoi plot 4 gola dhe shtyu kështu gjithë festën e përgatitur për triumfin. Në këto kushte shkodranët do të duhet të presin ende për të fituar titullin e 10-të në histori.
Pas kësaj disfate klubi shkodran ka bërë edhe reagimin e parë. Kuqeblutë kanë postuar një foto gjatë ndeshjes, ndërsa kanë treguar vetëm rezultatin e kësaj sfide. Duke preferuar të mos shkruajnë asgjë tjetër pas këtij zhgënjimi.
View this post on Instagram
Poll