
Juventusi po punon në tregun e transferimeve për të shitur përfundimisht Dusan Vlahovicin, i cili nuk është në planet e bardhezinjve për sezonin e ardhshëm. Por sulmuesi serb ka çekuilibruar punën e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”.
Dusan Vlahovic nuk ka pranuar të rinovojë kontratën dhe të ulë pagën e tij prej 12 milionë eurosh. Kontrata e tij përfundon sezonin e ardhshëm dhe Juventusi është i gatshëm të largojë sulmuesin edhe për 20 milionë euro.
Por siç raportojnë mediat italiane, Dusan Vlahovic po refuzon çdo ofertë që i vjen, duke nisur kështu zyrtarisht një “luftë” me klubin e tij. Problemi në ambientet e Juventusit është se nëse Vlahovic nuk largohet, nuk do arrijnë dot të transferojnë Jonathan David.