
Jonathan Tah
Në fund të këtij sezoni, Jonathan Tah me shumë gjasa do të largohet nga Bayer Leverkuseni. Mbrojtësit të Kombëtares gjermane i skadon kontrata me “aspirinat” dhe nuk është i destinuar të rinovojë.
I intervistuar për “Bild”, Tah është shprehur se i përlqen një përvojë jashtë Gjermanisë. “Do të marr një vendim së shpejti. Një përvojë jashtë vendit është shumë tërheqëse për mua”, është shprehur 29-vjeçari.
Disa prej ekipeve të interesuara për Jonathan Tah janë Bayern Munich dhe Barcelona. Mbrojtësi gjerman nuk ka provuar të luajë asnjëherë jashtë shtetit të tij, duke qenë pjesë e Hamburgut, Duseldorfit dhe Leverkusenit.
Poll