Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ritakohen pas 1 viti, skuadra e Superiores dhe ekipi i Kategorisë së Parë ndeshje miqësore

Shkruar nga NEWSPORT
Ritakohen pas 1 viti, skuadra e Superiores dhe ekipi i Kategorisë
Tirana - Kukesi

Finalja e titullit mes Egnatias dhe Vllaznisë ishte sfida e fundit e këtij sezoni, me rrogozhinasit që u shpallën sërish kampionë të Superiores. Por pavarësisht kësaj, ndeshjet do të vazhdojnë.

Kjo pasi disa ekipe të Superiores, por edhe nga Kategoria e Parë do të vazhdojnë me stërvitjen deri në fund të këtij muaji. Prej tyre edhe Tirana e Kukësi vazhdojnë të jenë aktive me stërvitje.

Kështu ditën e nesërme mes tyre do të luajnë një ndeshje miqësore. Duel ky që është parashikuar të luhet në Pezë në orën 17:00. Ekipet mes tyre do të ritakohen pas 1 viti, kjo pasi siç dihet verilindorët në sezonin  që lamë pas ishin pjesëmarrës në Kategorinë e Parë, ndërsa bardheblutë luajtën në Superiore.

Një duel ky që do t’u shërbejë Bledi Shkëmbit dhe Fatjon Tafajt që të mbajnë lojtarët të angazhuar dhe në formë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga