Big Basta
Këngëtari shqiptar Big Basta ka qenë i ftuar në panelin e emisionit “Studio Sport” në Vizion Plus. Ai ka folur për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit si një tifoz i bardhebluve.
“E përjetova keq, sepse e kishim si mburrje fitoren e fazës së parë. Mu duke sikur e morëm shumë lehtë këtë derbi. Kishte diferenca të jashtëzakonshme mes skuadrave në lojë.
Më bën përshtypje 10-15 minutat e fundit. Tirana tentonte, por nuk dinte çfarë të bënte. Nuk e di, na duhet një magji”, tha Big Basta.
Poll
