Gert Çarçani
Kanë kaluar 5 ndeshje që trajneri Ardian Nuhiu ka marrë “frerët” e skuadrës së Tiranës dhe ende nuk ka shijuar fitoren e parë, e pasur me 1 barazim dhe 4 humbje.
Disfatat në derbi karshi Dinamos dhe Partizanit, shto 8 golat e pësuar, janë këmban “alarami” se bardheblutë ndodhen në gjendje kritike, teksa misioni “mbijetesë” po vështirësohet gjithmonë e më shumë pas çdo ndeshje.
Moderatori i emisionit sportiv “Skaner”, Gert Çarçani ka lëshuar “bombën”, kur i është referuar trajnerit Nuhiu pas kësaj serie negative dhe të “pashpresë” të bardheblutë: “Pas disfatës me Partizanin dhe mënyrën se si iu përgjigj ekipi në fushë, prisja dorëheqjen e Nuhiut”.
Poll
