Në një lidhje live në “Mega Sport”, A2CNN, ish-mbrojtësi i Partizanit Eneo Bitri, tashmë pjesë e skuadrës së Nyiregyhaza në Hungari, ka folur për derbin e kryeqytetit, e fituar 2 – 0 nga “Demat e Kuq”. Po ashtu, 29-vjeçari ka treguar një prapaskenë në lidhje me kalimin e mundshëm te Tirana gjatë merktos së verës, por që nuk u finalizua:
“Mu bë qefi që Partizani fitoi, por me vjen keq për Tiranën. Nëse ekipi bardheblu bie nga Superioja, futbollit shqiptar i prishet e gjithë bukuria. Derbi i kryeqytetit mes tyre i jep bukuri.
Jam një ish te Partizani, ama çfarë të them! Më vjen keq edhe për Tiranën. Nuk është kjo Tirana e vërtetë që po shikojmë kohët e fundit. Ndeshja? Partizani dominoi në çdo lloj aspekti.
Dua të tregoj diçka një prapaskenë për mua, Tirana më ka kontakuar gjatë merkatos së verës. Kam folur mbi 3-4 herë me presidencën. Nuk pranova.
Kam folur në atë kohë edhe me ish-trajnerin Vangjel Mile. Ai më ka dashur shumë, por kishte gjëra të tjera që më ndalonin të shkoja te Tirana”.
