Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ 2 gola të shënuar dhe dominim në statistika kundër Vorës, Egnatia merr kreun përkohësisht në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 gola të shënuar dhe dominim në statistika kundër
Egnatia - Vora

Egnatia ka bërë detyrën kundër Vorës në “Arena Egnatia”, duke korrur fitore me shifrat 2 – 0. Për rrogozhinasit golat erdhën nga sulmuesi Albanese në minutën e 52’, përmes penalltisë dhe rrjeta e liderit të mbrojtjes Ndreca në të 69’.

Skuadra e Vorës kontestoi golin e dytë për vendasit, por që arbitri Çjapi nuk i mori përbazë. Pas 15 javësh Superiore, ekipi rrogozhinas merr kreun përkohësisht me 28, 2 më shumë se Elbasani ndjekës.

Nga krahu tjetër, grupi i Arjan Bellait nuk e njeh fitoren në 4 ndeshje radhazi, duke marrë trajtën e një krize, 2 pikë larg nga zona e “ftohtë”.    

EGNATIA - VORA 2 - 0 (Albanese 52', Ndreca 69')

90+5' - Mbyllet takimi Egnatia - Vora, ekipi rrogozhinas fiton 2 - 0. 

69' - Ndreca i fiton kohën rivalëve në zonë dhe shënon golin e dytë te Egnatia.

52' - Zhbllokohen shifrat, Egnatai kalon në avantazh me golin e sulmuesit Albanese nga penalltia.

46' - Nis fraksioni i dytë i ndeshjes.

45+1' - Mbyllet pjesa e parë.

45' - Vendasit i shkojnë shumë pranë golit, por fati është me Vorën.

26' - Egnatia pretendon për penalltia, Guillem ndëshkohet për stimulim.

 

14' - Sulmuesi i Egnatias Albanese shpërdoron rast flagarant për gol.

4' - Vora i shkon shumë pranë golit, ekipin e Bellait e ndal portierit Dajsinani dhe shtylla.

1' - Starton ndeshja Egnatia - Vora në stadiumin "Arena Egnatia".

Superiore: Java e 15-të

Stadiumi: "Arena Egnatia"

Arbitër: Cjapi

FORMACIONET ZYRTARE

Egnatia: Dajsinani; Ndreca, Poçi, Xhemajli, Guillem, Medeiros, Kryeziu, Ruçi, Albanese, Buric, Selmani

Trajner: Juljan Brahja

Vora: Ruçi; Repaj, Fazlagic, Barjamaj, Dalipi, Tabaku, Chibuike, Vrapi, Kasalla, Ruzgis, Bardhi

Trajner: Arjan Bellai

Poll

Lexo gjithashtu