Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTOLAJM/ Fitorja në derbi rikthen në fushë Albers Kekon, sulmuesi i kuq zbret në "Air Albania" pas Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Fitorja në derbi rikthen në fushë Albers Kekon,
Albers Keko

Ekipi i Partizanit u rikthye te fitorja kundër Tiranës, pas 5 ndeshjesh në derbi. Golat e Human në minutën e 7 dhe Skukës në të 67’, i siguruan 3 pikët skuadrës së drejtuar nga Oltijon Kërnaja, 6 pikë larg kreut.

Edhe pse në gjirin e tyre ka disa lojtarë me “peshë” që janë të dëmtuar, sërish “Demat e Kuq” kanë treguar maturi dhe pjekuri nën urdhërat e trajnerit tropojan. Sulmuesi i talentuar Albers Keko ka zbritur në fushë pas derbit, duke festuar fitoren me shokët e ekipit.

Futbollsiti 24-vjeçar këtë detaj e ka ndarë në “story” e rrjetit social “Instagram”. Keko është pjesë e Partizanit prej korrikut të vitit 2023, i ardhur nga Korabi për 40 mijë euro.

Gjatë këtij sezoni në Superiore, Albers Keko ende nuk e ka bërë “sefte’, shkak problemet fizike. Sipas “Transfermarkt”, kartoni i sulmuesi arrin deri në 200 mijë euro.       

FOTOLAJM/ Fitorja në derbi rikthen në fushë Albers Kekon,
"Story" i Kekos pas derbit


  

Poll

Lexo gjithashtu