Fotomontazh / Arbitrat - Superiore
Egnatia – Vora është përballja e parë e ditës së sotme që do të luhet në Superiore. Duel ky i vlefshëm për javën e 15-të të kampionatit dhe që zhvillohet në “Egnatia Arena”, duke nisur që nga ora 16:00.
Për këtë përballje janë mësuar tashmë edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. FSHF-ja ka vendosur që këtë takim t’ia besojë Kreshnik Cjapit.
Ky i fundit do të ndihmohet nga Marjus Qose, Mario Shazivari dhe arbitër i 4-të do të jetë Dorjan Maletaj. VAR-i është në dorën e Klodian Shahinit, ndërsa në AVAR do të jetë Emanuela Rusta.
ARBITRAT:
Arbitër kryesor: Kreshnik Cjapi
Asistent 1: Marjus Qose
Asistent 2: Mario Shazivari
Arbitër i 4: Dorjan Maletaj
Var: Klodian Shahini
Avar: Emanuela Rusta
Poll
