
Dinamo, Elbasani dhe Apolonia i kanë dhënë padiskutim shumë futbollit shqiptar, por tani njëra prej tyre, në mos dy, rrezikojnë të bien në Kategorinë e Dytë.
Të tria skuadrat në fjalë konkurrojnë në Grupin B të Kategorisë së Parë. Faza e dytë e kampionatit ka për të luajtur edhe dy ndeshje dhe më pas starton faza e tretë që do të ndahet mes 5 skuadrave të para që të do të pretendojnë për Superilgën dhe 5 skuadrave të grupit të dytë që do të luftojnë për mbijetesë.
Deri në këto momente, Dinamo, Elbasani dhe Apolonia ndodhen poshtë 5-shes së parë dhe me shumë mundësi do të garojnë për të qëndruar në Kategorinë e Parë. Por rreziku për të rënë në të Dytën është real, duke ditur faktin se në fazën e tretë të kampionatit, të gjitha skuadrave iu përgjysmohen pikët në renditje dhe ekipet afrohen edhe më shumë me pikë me njëra-tjetrën.
Kjo përkthehet në rrezik edhe për Dinamon, Apoloninë dhe Elbasanin që këtë sezon ndodhen në vështirësi reale.
Renditja në Grupin B
Skuadra Pikë
1.Lushnja 35
2.Bylis 29
3.Pogradeci 23
4.Tomori 22
- Shkumbini 21
6.Apolonia 19
7.Dinamo 17
8.Sopoti 15
9.Elbasani 13
10.Turbina 12