Kombëtarja shqiptare do të luajë me 26 mars përballë Polonisë, në kuadër të play off të Botërorit 2026. Lojtarët janë në grumbullim, teksa disa ditë para kësaj ndeshje para mediave ka folur Elseid Hysaj:
Çfarë na bën besimplotë se do kualifikohemi kundër Polonisë?
Nuk kam pasur minutazh te Lazio, po kur vjen te Kombëtarja është ndjesi tjetër. Këtu do jap maksimumin. Ndeshje shumë e vështirë. Polonia ka lojtar me shumë emra. Fitorja është mundësia e vetme për të kapur Botërorin.
A jemi gati për sfidën me Poloninë?
Ndeshje e vetme, është teke. Jemi të kënaqur që kemi arritur “Play-Off”-in. Jemi pafat që më parë kanë kaluar ekipi i parë dhe i dyti në renditjen e kualifikuesve. Kërkojmë të shkojmë një Botëror për Shqipërinë. Jemi të motivuar për t’ia dalë në Poloni.
A prisni te jeni sërish lider te Kombëtarja edhe në një ndeshje të tillë?
Kam gati dy vite që kam pak çalim te klubi ku luaj. Ama, Kombëtarja është tjetër gjë. Kam bërë gjithçka për Shqipërinë dhe do e bëjë sërish. Jam gati. Krenari të luash për fanelën e përfaqësueses, madje në një ndeshje kaq të rëndësishme.
Sa do të ndihen mungesat e Manajt dhe Dakut?
Mungesat janë të rënda. Manaj dhe Daku janë lojtar që na duhen në ekip. Kur ata janë në fushë, e kemi më të lehtë. Megjithatë, kur mungojnë disa, mund të tregojnë veten disa të tjerë. Me ekipin që kemi, trajneri ka bërë zgjedhjet e mira.
Pas dy dy Europianëve, kërkoni Botërorin, çfarë do të thotë kjo për ju?
Një ëndrr që i vogël. Më mungon vetëm prezenca në Botëror tashmë. Kam besim shumë të madh. Një mundësi kemi. Të shfrytëzojmë momentin. Ndeshje teke. Nëse do luanim në Tiranë, do ishte më lehtë për ne. Nëse nuk fitojmë në Varshavë, do kthehemi në shtëpi dhe do qajmë pastaj, ça do bëjmë.
Nëse kalojmë Poloninë, kë dëshironi mes Suedisë dhe Ukrainës?
Ishallah kalojmë Poloninë njëherë. Pastaj, vjen një ndeshje akoma më e rëndësishme. Duhet të kuptojmë, për të arritur në Botëror, duhen 2 ndeshje për të bërë krenarë gjithë shqiptarët.
