
Pasi shijuan pushimet e marra që mbas përfundimit të kampionatit të sezonit të shkuar, te Kamza duket se tashmë do të fillohet të mendohet seriozisht për sezonin e ardhshëm.
Ditën e hënë pritet të bëhet grumbullimi i ekipit në mënyrë që të fillojnë përgatitjet për vitin e ri futbollistik.
Sezonin e kaluar Kamza luftoi për mbijetesë në Kategorinë e Parë, ndërsa këtë sezon pritet që ekipi të jetë më i fortë dhe të mos e vendosë aspak në dyshim mbijetesën.
Poll