
Bojan Zogovic u largua nga Shkodra pas 3 vitesh qëndrimi në “Loro Boriçi”. Gardiani 34-vjeçar ishte një titullar fiks në portën e kuqebluve dhe tashmë largimi i tij ka lënë boshllëk te shkodranët.
Stafi është bërë me “dhimbje koke”, pasi për pjesmarrjën në Europë kërkojnë një portier me eksperienca. Gjithsesi aktualisht është Kristi Qarri, i cili me shumë qasa do të veshë dorezat e titullarit.
Por drejtuesit kanë nisur bisedimet me disa portieri dhe i pari është Aldo Teqja, i cili u largua nga Partizani dhe tashmë është pa ekip. Gjithashtu siç është bërë e ditur, kuqeblutë po tentojnë edhe gardianin e portës së Tomorit, Clement Boye.
Në listën e kuqebluve nuk mundon edhe Stivi Frashëri, i cili i dha fund aventurës së tij te Ballkani në Superligën e Kosovës.