Tirana ka mbetur pa drejtor sportiv teksa Tefik Osmani njoftoi largimin nga ky post. Bardheblutë menjëherë janë vënë në kërkim të zëvëndësuesit të tij dhe mësohet nga ‘Futbolli në Shqipëri’ se në tavolinën e Refik Halilit janë 3 emra.
Ilion Lika, Elton Marini dhe Kristian Gjidodaj janë 3 opsionet në tryezën e presidentit. Portieri pritet të lërë futbollin dhe ka shumë gjasa që detyra e rradhës të jetë ajo e drejtorit sportiv te klubi ku ka fituar gjithçka si futbollist.
Dy të tjerët janë emra pikantë teksa vijnë me një të kaluar të afërt tek rivalët e kryeqytetit. Marini mbante këtë rol te Partizani, ndërsa Gjidodaj te Dinamo dhe aktualisht nuk janë në detyrë. Mbetet të shihet se cili do të jetë i përzgjedhuri i presidentit Refik Halili.
[caption id="attachment_712439" align="alignnone" width="626"] Kristian Gjidodaj[/caption]
[caption id="attachment_677464" align="alignnone" width="660"] Elton Marini[/caption]