
isa orë përpara sfidës mes Shqipërisë dhe Rumanisë, të pranishëm në hotelin "Golden Tulips" të Lyon kanë qenë të pranishëm dhe stafi i Skënderbeut. Saktësisht, zëvendëspresidenti i skuadrës korçare, Gerhard Takaj dhe një nga menaxherët e këtij klubi, Shkumbin Qorrmemeti, kanë pasur një takim me Odise Roshin.
Qorrmemeti ka qenë iniciatori i dy shitjeve të bujshme të korçarëve, Peter Olayinka te KAA Gent në Belgjikë dhe Bernard Berisha tek Anzhi në Rusi. Ndërsa në ditët e fundit ka realizuar dhe lëvizjen e Bekim Balajt po në kampionatin rus te Terek Grozni. Balaj shihet në foto dhe ka qenë shok skuadre te RNK Split me Roshin, ndërsa ky i fundit mendohet se do të jetë pjesë e Skënderbeut pas përfundimit të Europianit për vet faktin se Takaj e ka "joshur" mesfushorin e Kombëtares