Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Objektivi i Teutës është Final Four, do luftojmë deri në fund”, Zhongo entuziast pas dopietës kundër Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
“Objektivi i Teutës është Final Four, do luftojmë deri
Vasili Zhongo

Mbrojtësi Vasili Zhongo rezultoi përcaktues te Teuta në barazimin 2 – 2 kundër Partizanit, autorë i dopietës. Në këtë takim, Zhongo u përzgjodh “Lojtari i Ndeshjes”, ndërsa foli për mediat:

“Nuk është e rëndësishme se kush i bën golat, objektivi përkon Final Four. Ekipi dhe tifozët kanë qenë shumë mirë sot. Do luftojmë deri në fund. Për mua ishte ndeshje speciale.

Jam i lumtur edhe për dy golat e shënuar. Do ishte mirë të merrnim 3 pikët, por nuk ndodhi. Nuk e deshi Zoti.

E kishim ndeshjen në kontroll, por në fund e kemi pak të vështirë në menaxhim. Edhe Kotobelli e Jazhi janë lojtar shumë të mirë si partner në mbrojtje. Duhet t’i kemi objektivat të larta”.     

 

Poll

Lexo gjithashtu