Huazimi i Marcus Rashford te Barcelona është drejt skadencës, pasi në fund të qershorit sulmuesi do të duhet të rikthehet në Angli, aty ku e pret Manchester United.
Edhe pse dëshira e katalunasve është që ta mbajnë, edhe përgjatë këtij sezoni, mundësisht duke rinovuar me një vit më shumë huazimin, anglezët janë kundër kësaj ideje duke hedhur kategorikisht poshtë çdo mundësi që drejtuesit e klubit spanjoll janë përpjekur të "krijojnë" për të lehtësuar këtë tratavijë merkatoje.
Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Anglia, drejtuesit e Manchesterit ia kanë bërë të qartë Barcelonës se, nëse duan me patjetër të marrin shërbimet e Rashford, e vetmja rrugën është blerja e kartonit të lojtarit që shkon në 30 milionë euro, çmim nga i cili drejtuesit nuk lëkunden.
Paga e lojtarit nuk përbën problem për Decon, i cili në anën tjetër po bën çmos që të gjejë të mesmen e artë mes dy klubeve. Pritet që fundi i sezonit të përcaktojë të ardhmen e 28-vjeçarit, dëshira e të cilit është qëndrimi në "Camp Nou".
