Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZEKIC do bëjë rolin e “shkesit”, GREZDA “niset” drejt kryeqytetit

Shkruar nga NEWSPORT
ZEKIC do bëjë rolin e “shkesit”, GREZDA

Partizani këmbëngul për një sulmues krahu dhe karakteristikat e Eros Grezdës duket se pëmbushin kërksesat e drejtuesve. Edhe pse mungon zyrtarizimi i trajnerit të ri, me Zoran ZeKic që duket shumë pranë, operacioni “Grezda” nis të bëhet më e lehtë.

Trajneri kroat dhe sulmuesi i kombëtares njihen mes tyre që në kohën kur Zekic drejtonte Osijekun dhe Grezda shkëlqente në Kroaci. Dyshja kanë pasur një marrëdhënie të mirë mes tyre dhe diçka e tillë me shumë gjasa pritet të reflektohet edhe te Partizani.

Drejtusit nuk kanë arritur ende marrëveshjen me ndonjë lojtarë, pasi presin të mësojnë edhe dëshirat e trajnerit kroat, me këtë të fundit që nëse arrin te Partizani do të bëhet “shkes” për të realizuar “ëndrrën” e të kuqve.

28-vjeçari është një dëshirë e vjetër e drejtuesve që në këtë sezon duket më afër se kurrë. Pjesamarrja e Partizanit në Champions League tundon lojtarin t’u bashkohet pasi synon që të promovohet në kompëticionet europiane për të bërë një tjetër hap në karriern e tij futbollistike, pasi te skuadra e Zalaegerszegi TE FC në këtë sezon i ka pasur minutat e numëruara.

Kontrata aktuale i përfundon në fund të qershorit dhe kjo mund të bëjë që gjakovari të veshë fanelën e kuqe për ta “shfrytëzuar” si  një trampolinë për të ardhmen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga