Raphael Dwamena është padyshim lojtari i huaj më i mirë në Shqipëri. Ne vetëm 12 ndeshje ka shënuar 8 gola dhe dhënë 4 asist. Falë tij Egnatia po ëndërron me të drejtë Europën. Tyrone Conrad është sulmuesi që ka çmendur Malin e Zi. 17 gola dhe 6 asist për hollandezin që vetëm ne verën e kaluar firmosi për kampionët e Sutjeskës. Arbi Laçi është menaxheri që ka sjellë jo pak por 25 gola në Shqipëri e Malin e Zi.
Jo veç kaq por një vit më parë do të firmoste Andi Hadrojin nga Bylis te Partizani, lojtar që sot vlen më shumë se 500 mijë euro dhe pritet të shitet këtë verë për të mbushur arkat e të kuqve.
Denisson i Dinamos është emri qe ka bërë të gjithë për vete tek blutë dhe këtë lojtar, Arbi Laçi e afroi tek Dinamo në janarin e kaluar kur ishte drejtor sportiv tek blutë.
Herald Marku, golashënuesi i Vllaznise apo dhe Alen Sherri, një nga më te mirët e portës në Shqipëri janë te tjereë emra të rëndësishëm në portofolin e menaxherit që tre vite më parë fitonte titullin e pare pas shumë vitesh me Tiranën si drejtor sportiv.
Jo vetem kaq por dhe transferimet e Limaj në Rumani, Filit në Ukrainë apo dhe Sidibes në Irak, janë disa nga punët e mira që Laçi ka bërë. Merkato e veres po afron dhe priten të tjera transferta brenda dhe jashtë vendit.
I rradhës është edhe Stivian Janku. Mbrojtësi Bylisit që këtë sezon ka veshur dhe fanellën e Kombëtares kuqezi është në projeksionin e rradhës për menaxherin “kampion”.
[gallery jnewsslider="true" jnewsslider_zoom="true" jnewsslider_title="Menaxheri Arbi Laçi dhe lojtarët e tij" ids="688195,688198,688196,688197,688200,688202,688203,688201,688199,688204,688215"]