Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Zbulohet kontrata e Muzakës, ja kushtet e bashkëpunimit ndërmjet lojtarit dhe klubit të Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Zbulohet kontrata e Muzakës, ja kushtet e bashkëpunimit ndërmjet

Ish lojtari i Tiranës, Gjergji Muzaka ka qenë këtë të hënë në dyert e Federatës Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur çështjen e kontratës së tij me klubin bardheblu, ku pretendohen 16 paga të padhëna nga ai. Por, siç raporton "Top-Channel", ku shihet edhe kontrata e mesfushorit konfirmohet se paga bazë e futbollistit është 100 mijë lekë bruto në muaj dhe 600 mijë lekë të tjera në muaj janë bonus.

Gjithashtu është e parashikuar se në rast dëmtimi, lojtari do të paguhet për 4 muajt e parë të dëmtimit me pagën bazë, pra 100 mijë lekë dhe jo 700 mijë siç është në total bashkë me bonusin. Megjithatë në këtë fazë, Muzaka ka pasur dy dëmtime relativisht të gjata që e kanë lënë jashtë fushës së blertë.

Në ditët në vazhdim pritet të mësohet se si do të zgjidhet çështja ndërmjet lojtarit dhe klubit të Tiranës.

[gallery columns="1" size="full" ids="72080,72079"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga