Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Polonia nuk është në formën më të mirë”, Bushi tregon “dobësitë” e kundërshtarit dhe inkurajon Kombëtaren për “play-off”: Kemi provuar se mund t’ia dalim

Shkruar nga NEWSPORT
“Polonia nuk është në formën më të
Kombëtarja shqiptare - Alban Bushi

Sfida me Poloninë pritet të jetë përcaktues për fatin e Kombëtares shqiptare sa i takon një kualifikimiu të mundshëm drejt Kupës së Botës 2026. Sylvinho publikoi të shtunën në mëngjes listën me lojtarët që do t’i ketë në dispozicion për këtë “finale” të parakohshme, ndërsa shpjegoi dhe planin e tij për mënyrën se si Shqipëria do t’i qaset kundërshtarit më 26 mars, kur të udhëtojnë drejt Varshavës.

Lidhur me këtë përballje delikate, ka folur trajneri i Kombëtares së moshave, Alban Bushi, i ftuar në studion e Klan News.

“Jo vetëm presion që nuk ka ekipi jonë në këto momente. Ne kemi arritur gjithçka, mendoj unë. Zumë vendin e dytë, lamë Serbinë poshtë. Ky është objektivi madhor i Shqipërisë, një objektiv që s’ishte arritur kurrë faktikisht në të gjithë historinë e Shqipërisë.

Dhe kjo na e lehtëson punën edhe në ndeshjen atje edhe pse është ekipi polak ai që ka presion dhe që i duhet fitorja me patjetër, kurse Shqipëria, e rëndësishme është që të bëjmë një paraqitje të mirë, performancë, të japë gjithçka nga vetja, dhe pastaj çfarë të ndodhi e di Zoti lart. Kështu që mendoj se do të shkojë çdo gjë mirë, nuk do të kemi asnjë lloj presioni me atë që tha dhe Sylvinho sepse kemi arritur gjithçka. Lojtarët i kemi në formë, mendoj unë.

Përvojë nuk është se s’kemi. Përvojë kemi sepse kemi qenë dy herë në Europian, lojtarët vijnë nga ekipe shumë të mira. Mund të jetë minus publiku, por mund të jetë edhe në disfavor të Polonisë sepse në vitet e fundit Kombëtarja ka kënaqur shumë atë lloj publiku. Polonia ka vite që nuk është në formën e vetë më të mirë”, tha Bushi.       

 

Poll

Lexo gjithashtu