Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tronditet futbolli shqiptar, ndahet nga jeta Ylli Mihali

Shkruar nga NEWSPORT

Është ndarë nga jeta sot në mëngjes në moshën 55 vjeçare Ylli Mihali, fizioterapisti i Kombëtares shqiptare që për ditë me radhë luftoi me Covid-19. I intubuar prej ditësh në spital, Mihali nuk ia doli të fitonte betejën më të rëndësishme në jetë, duke tronditur botën e sportit në Shqipëri. Mihali ishte vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës Pfizer.

Ylli Mihali ishte pjesë e Kombëtares shqiptare si fizioterapist për 30 vite, duke ndihmuar me gjendjen fizike qindra lojtarë. Për këtë, në ndeshjen kundër San Marinos të fituar nga Shqipëria 5-0, lojtarët kuqezi i dedikuan një mesazh special. Newsport.al i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga