
Disa nga lojtarët më të mirë në Botë rrezikojnë të mos e kalojnë fazën në grupe me skuadrat e tyre kombëtare në Euro 2016. Geret Bejl, Kristiano Ronaldo dhe Zllatan Ibrahimoviç rrezikojnë shumë seriozisht, pasi paraqitja e skuadrave të tyre ka lënë për të dëshiruar. Natyrisht, zhgënjimi më i madh ka qenë Portugalia e Kristiano Ronaldos, pa fitore në dy ndeshje. Ky është dështimi më i madh për skuadrat e konsideruara favorite. Ibrahimoviç ka vetëm një pikë dhe me shumë mundësi do të kthehet në shtëpi, ashtu si dhe Bejl, nëse nuk merr rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit në grup. Edhe shokët e tyre, Pogba, Hazard, Myler dhe Manxhikiç nuk është se kanë bërë ndonjë gjë të madhe, por të paktën Franca, Belgjika, Gjermania dhe Kroacia janë në fazën tjetër.