Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

XHIXHA nga Azerbajxhani: Gara për titullin e fortë, Hasanit i kam sjell fat. Ju tregoj kush fiton Klasiken e Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
XHIXHA nga Azerbajxhani: Gara për titullin e fortë, Hasanit i kam

Redon Xhixha mundi të bënte hapin e madh  në karrierën e tij në merkaton e janarit, teksa sulmuesi kurbinas do të mund të transferohet nga Tirana te Qarabag në Azerbajxhan. Ish-lojtari bardheblu është “rikthyer” sërish protagonist për kampinatin shqiptar, teksa është rrëfyer për “Oversport” për Klasiken e Shqipërisë, titullin, Tiranën, familjan dhe kombëtaren.

“Jam përshtatur mjaft mirë në Azerbajxhan me ambientin dhe gjithçka këtu. Qyteti është shumë i bukur këtu dhe po ndihem mirë.

Nga Shqipëria dhe Tirana më mungojnë shumë familja dhe shoqëria. Nuk ka si shoqëria dhe familja. Edhe ekipi i Tiranës dhe të gjithë pjesëmarët aty më mungojnë dhe pse jo një ditë të bashkohem me ta.

E kam ndjekur kampionatin shqiptar. Më së shumti në kohën kur nuk kam vetë ndeshje, sepse ndonjëherë ka edhe përplasje të orareve.

Nuk kam pasur komunikim as me trajnerin dhe as me stafin e Kombëtares. Sigurisht që kam dëshirë të jem pjesë e ekipit Kombëtar, por është në dorë të trajnerit se kë lojtar grumbullon.”

Tirana-Vllaznia është derbi i Shqipërisë dhe një ndeshje shumë e fortë. Fakti që Tirana nuk e ka mundur në asnjë ndeshje në kampionat nuk do të thotë që të shkojë me moralin poshtë ekipi bardheblu sepse ka fituar Superkupën e Shqipërisë ndaj tyre.

 Parashikimi? Do të jetë shumë e fortë. Nuk di të them parashikim, por unë do të shpresoja që të fitonte Tirana sepse një triumf do të ishte diçka shumë e bukur sepse do t’i afronte ata me titullin kampion.”

Titulli? Gara për titull ka qenë e bukur dhe interesante. Që në fazën e dytë Tirana dhe Partizani rivalizuan njëra-tjetrën dhe ndryshonin vendet me njëra-tjetrën në tabelën e klasifikimit. Dihej pak a shumë që këto dy skuadra do të ishin për titull. Tirana ka 5 pikë më shumë dhe është më e avantazhuar. Ka një derbi për t’u luajtur, por një sforco dhe një sprint final i shpall kampionë.

Hasani? E dija shumë mirë çfarë cilësish ka Hasani dhe çfarë është në gjendje të bëjë. Dua t’ju tregoj një episode shumë të bukur dhe interesant që ndodhi në ndeshjen time të fundit me Tiranën. Ishte ajo ndaj Bylisit ku fituam një penallti. Hasani e mori topin dhe ma dha mua duke më thënë: Shëno dhe largohu me gol nga Tirana. Por unë u mendova dhe thashë që goli nuk më duhej më. Atij i duheshin golat për të qenë golashënues. Ia dhashë topin dhe i thashë që ta godiste ai dhe të shpresonte që të bëhej golashënuesi i kampionatit. Ndoshta i kam sjellë fat. Jam i gëzuar sepse ai është përpara me diferencë golash dhe nuk do të ketë të tjerë që t’ia marrin vendin”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga