
Taulant Xhaka gjatë ndeshjeve të fundit me kuqezinjtë është kthyer në idhull për tifozët shqiptarë. Ai ka bërë një gjest gjaknxehtësie në sfidën me Zvicrën, pikërisht në momentin e zëvendësimit, ndërsa luajti pak minuta në sfidën ndaj Francës. Ai ka lënë në mes stërvitjen e fundit me kuqezinjtë një ditë përpara sfidës me Rumaninë, ndërsa ka përfunduar sot në tribunë, ku nuk ka qenë pjesë e 18-shes. Por, justifikimi momental është se ai është me temperaturë, ndërsa e vërteta nuk dihet. Megjithatë, të gjithë mund të aludojnë se De Biazi mund ta ketë lënë jashtë për kapriçio...
Poll