Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Xavi: Italia një përzjerje Barcelona-Atletiko

Shkruar nga NEWSPORT
Xavi: Italia një përzjerje Barcelona-Atletiko

Për ish- mesfushorin e Barcelonës dhe skuadrës spanjolle skuadra e ndërtuar nga Konte është mjaft e fortë. Sipas tij, ndeshjet e para ku Italia siguroi edhe kualifikimin për në fazën tjetër, treguan se skuadra italiane ka një grind të jashtëzakoshëm për ti fituar ndeshjet.

‘’Italianët kanë një karakter të fortë luajnë mirë si me top, si pa top. Kanë një mbrojtje shumë të vështirë për tu kaluar. Besoj se ata janë si një përzierje ndërmjet Atletikos dhe Barcelonës, një mbrojtje shumë e mirë, por edhe një kundërsulm i shpejtë. Formacioni 3-5-2 që aplikon Italia e bën të vështirë për Spanjën që të luajë shumë përpara në mesfushë, pasi presingu i tyre do të jetë shumë i madh’’, shprehet ndër të tjera Xavi.

Por ai mendon se Spanja pavarësisht humbjes me Kroacinë në ndeshjen e fundit, ka treguar se luan futbollin më të bukur në Europë. Dhe pavarësisht formës fizike që ka treguar Italia spanjollët do të arrijnë të triumfojnë në fund të ndeshjes.

‘’Kur Spanja zotëron topin është shumë e vështirë t'ia marrësh. Nëse dyshja e mesfushës funksionon mirë atëherë skaudra tjetër do ta ketë të vështirë për të krijuar raste’’, ka mbyllur analizën e tij mesfushori që tani luan për skuadrën e Al Saddit në Katar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga