Nga portieri i Verder Bremenit dhe i kombëtares së Gjermanisë, në ring për t'u shndërruar në "The Machine". Tim Vize e nis me fitore aventurën e tij në "Wrestling", një sport i ri që do të praktikohet tashmë në vazhdim nga ish-portieri i njohur gjerman, pasi është tërhequr nga futbolli i luajtur sezonin e shkuar.
Ai ka vendosur t'i dedikohet "Wrestling" pas një eksperience në badibilding. Pas një periudhe të gjatë stërvitjeje, Tim Vize tashmë ka marrë edhe "nickname"-n e tij "The Machine", duke u personalizuar si keçisti më i ri në WWE.
Tim Vize e ka nisur dje në mbrëmje aventurën e re në një "match" në Mynih, pikërisht në WWE, federata më e rëndësishme në "Wrestling".
Ish-portieri i kombëtares së Gjermanisë fitoi pas 33 sekondash lojë në një ndeshje "tre kundër tre". Thjesht një histori e pabesueshme!
[caption id="attachment_51713" align="alignnone" width="652"] Tim Viz hyn në ring [/caption]