Ioan Evans
Futbollisti uellsian Ioan Evans ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare, ka konfirmuar klubi i tij Afan Lido. Lajmi i trishtë ka tronditur komunitetin e futbollit në Uells, ku ai ishte një figurë shumë e respektuar.
Evans iu bashkua "të kuqve" të Afan Lido në vitin 2020 dhe gjatë karrierës me skuadrën regjistroi 127 paraqitje, duke realizuar 16 gola. Në disa ndeshje, sulmuesi mbajti edhe shiritin e kapitenit, duke treguar rol të rëndësishëm në ekip.
Në një deklaratë zyrtare, klubi e përshkroi atë si një njeri të përkushtuar dhe gjithmonë pozitiv. Afan Lido njoftoi se do të ofrojë mbështetje për lojtarët dhe do të hapë një libër ngushëllimesh për familjen, miqtë dhe tifozët.
Poll
