Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rezultoi “mur” për sulmuesit e Dinamos, Aurel Marku: Unë jap maksimumin, Petro është më i mirë se unë   

Shkruar nga NEWSPORT
Rezultoi “mur” për sulmuesit e Dinamos, Aurel Marku: Unë
Aurel Marku

Qendërmbojtësi dhe kapiteni i Bylisit Aurel Marku, u përzgjodh “Lojtari i Ndeshjes” në takimin ndaj Dinamos, e përfunduar 0 – 0. Përtej paraqitjes dinjitoze nga 21-vjeçari, interesante është se vëllai i tij i vogël Petro Marku, mori disa minuta në duelin e sotëm, duke bërë mirë. Pas këtij vlerësimi, Aurel Marku foli për mediat:  

“Jam më i lumtur për vëllain e vogël (Petro Marku), se për çmimin e lojtarit të ndeshjes. Më i vogël është, ka shumë për të vazhduar dhe për të luajtur.

Është përgjegjësi tjetër për mua, jam kapiten, por jemi si një familje, çunat ma kanë bërë më të lehtë. Është e vërtet që Petro është më i mirë se mua.

Unë jap maksimumin, të tjerat ia le në dorë presidentit. Detyra ime është të sakrifikoj dhe të luftoj. Sa më lartë aq më mirë. Më mirë që Petron e kam këtu, flasim bashkë. Mbetet për t’u parë vazhdimësia e tij. Fabianin e kemi si vëlla”. 

Poll

Lexo gjithashtu