Kanë përfunduar 6 sfidat e javës së 20-të të Bundesligës, ndeshje të cilat kanë dhuruar në total 20 gola.
Interesante sfida mes Hamburger SV dhe Bayern Munich i cili u mbyll me barazim, në shifrat 2-2. Edhe “pesha” e lojës sikur u nda pasi në pjesën e parë Hamburger shënojnë golin e parë në minutën e 34-të falë Vieria dhe kundërpërgjigja nga bavarezët vjen në minutën e 42-të falë goditjes së saktë të Kane.
Edhe në pjesën e dyët shkoi paralelisht pasi Bayern Munich kalon në avancë në minutën e 46-të falë Diaz dhe në minutën e 53-të shënon sërish Hamburger. Duke e destinuar dhe ndeshjen të mos shhkojë më shumë se në balancë.
Nga ana tjetër edhe Bayer Leverkusen ka bërë mjaft mirë, pasi në duelin në trasnfertë i siguroi 3 gola vetes duke e lënë Eintracht Frankfurt me 1 të tillë. 2 golat e parë të Bayer Leverkusen erdhën nga Arthur në minutën e 26-të dhe Tillman në minutën e 33-të. Ndërsa goli i fundit erdhi në minutën e 93-të falë goditjes së saktë të Garcias.
Ndërsa ndeshjet e tjera u mbyllën si më poshtë: Augsburg – St. Pauli (2-1), Hoffenheim – Union Berlin (3-1), RB Leipzig – Mainz (1-2) dhe Werder – B. Monchengladbah (1-1).
