Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ 2 pikë “mbushin kupën” e drejtuesve, klubi i njohur shkarkon trajnerin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 2 pikë “mbushin kupën” e drejtuesve, klubi i
Besnik Hasi

Besnik Hasi nuk është më trajner i Anderlecht. Këto të fundit kanë shkarkuar timonierin shqiptar ditën e djeshme.

Ky vendim ka ardhur për shkak të rezultateve negative në javët e fundit në kampionat. Saktësisht Hasi me skuadrën e tij mundi të merrte vetëm 2 pikë në 5 ndeshjet e fundit, duke iu larguar ndjehshëm vendeve të para në klasifikim.

Përformanca e skuadrës ka lënë për të dëshiruar dhe fakti që ndodhen në vendin e 4-të me 36 pikë ka bërë që drejtuesit të zhgënjehen dhe të marrin masa, duke larguar 54-vjeçarin. Vendin e tij përkohësisht te skuadra belge e ka marrë Edward Still.

Siç dihet Hasi u rikthye te Anderlecht më 20 mars të 2025 dhe pas thuajse 1 viti mbyll aventurën e tij në me belgët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RSC Anderlecht (@rscanderlecht)

Poll

Lexo gjithashtu