Mund të tingëllojë absurde, por është e vërtetë. Ylli botëror Lionel Messi është shumë pranë transferimit te Galatasaray në Superligën turke. Mediumi “Daily Sabah” shkruan se palët janë në bisedime të avancuara dhe marrëveshja do të jetë 4 mujore.
Më tej, thuhet se përfaqësuesit e Messit kanë vendosur vetëm një kush kreysor, luajtjen e ndeshjeve vetëm si pritës, pra jo në transfertë. “Pleshti” argjentinas kërkon të jetë në formë për Kupën e Botës që do mbahet këtë verë dhe aventura te Galatasaray, pa shumë intesitet do e ndihmojë të kapi rendimentin optimale.
Përpara se të marrë përgjigjen e Messit, Galatasaray duhet të “trokas” te klubi i Inter Miami, i cili zotëron kartonin e lojtarit. Nëse transferimi ndodh dhe kushti i sulmuesit argjentinas plotësohet, as Ernest Muçi me Trabzonspor dhe as Kristjan Asllani me Besiktas nuk do kenë shansin të duelojën kundër Messit, pasi këto ndeshje janë në transfertë për Galatasaray.
