Kategoria e Dytë
Kanë përfunduar 4 ndeshjet e ditës së sotme të vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Dytë, grupi B. Në këto 4 duele pati surpriza, teksa u shënuan një total prej 10 golash.
Eagle Football i çuditi të gjithë me performancën që dhuroi në shtëpi përballë Partizanit B, duke mposhtur të kuqtë me shifrat 2-1. Drithëruese ishte edhe fitorja e Butrintit 1-0 kundër Bylis B.
Në ndeshjen tjetër, Tomori ia doli që të mposhtte mes spektaklit 3-1 ekipin e Shkumbinit. Ndërsa skuadra e Këlcyrës humbi minimalisht 0-1 në shtëpi kundër Orikut.
Poll
