
Laçi ka arritur të marrë një fitore të vyer në transfertë teksa ka mundur me rezultatin 1-0 Teutën. Kurbinasve u ka mjaftuar goli i Sebastian Spahiut për t’i vënë kapakun kësaj sfide të javës së 10-të të Superiores.
Dejan Vukicevic në fundin e takimit foli për Oversport:
"Nuk duhet ta fillojmë nga fundi. Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë. Teuta nuk kishte veç se 1 mundësi, ne realizuam golin në pjesën e dytë dhe ishte diçka që ndryshoi ndeshjen. Teuta u freskoi ekipin por nuk arriti më shumë.
Luftuam deri në fund, që të ruanim avantazhin. Portieri është lojtari ynë dhe ishim me fat që priti penalltinë, që na dha tre pikë të çmuara. Me dy fitoret e arritura në transfertë, pa pësuar gol jemi shumë të kënaqur. Kishim mungesa, si Alla dhe Turkaj. Ndryshuam skemën por ekipi luajti shumë mirë.
Ishim me fat pasi pritëm një penallti në minutat e fundit. Ekipi është shumë i bashkuar dhe ka momente shumë të lumtura gjatë stërvitjes. Problemi jonë janë vetëm pikët, por në qoftë se vazhdojmë me këtë ritëm nuk do të zgjasë shumë kur do të ngjitemi aty lart. Ekipi është shumë i bashkuar dhe kjo donte kohën e sj që të arrihej".