
Laçi dhe Vllaznia luajnë sot në 13:45 për javën e parë të Superligës. Sfida do jetë debutuese për trajnerin e vendasve, Dejan Vukicevic. Të dyja skuadrat kanë ndryshuar në merkato, ndërsa Vllaznia ka shtatë vite që nuk fiton në Laç.
Shkodranët kanë katër mungesa të sigurta, duke ndryshuar edhe vendosjen në mbrojtje. Bulatovic, Fangaj, Djurdjevic dhe Hoxhaj janë jashtë për shkak të dëmtimit. Ndeshja zhvillohet nën mbikqyrjen e VAR, ndërsa në stadium do jenë tifozët, edhe pse në numër të reduktuar prej pandemisë.
Formacioni i mundshëm:
Laçi: Sherri, Velija, Malota, Ignatovic, Roganovic, Deliu, Shehu, Lushkja, Zarubica, Mazrekaj (Ademi), Guindo
Vllaznia: Zogovic, Kruja, Gurishta, Adili, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Latifi, Heric, Da Silva, Aralica