Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Nga Lushnja – Laçi te Pogradeci – Burreli, përcaktohen datat dhe oraret e javëve 21 dhe 22

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Lushnja – Laçi te Pogradeci – Burreli, përcaktohen
Kategoria e Parë

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar oraret dhe datat e javëve 21 dhe 22 të kampionatit Kategoria e Parë. Java e 21-të zhvillohet më 7 dhe 8 shkurt 2026.

Të gjitha ndeshjet luhen në orën 13:30. Skënderbeu kryesues në javën e 21-të do të udhëtojë në Peshkopi për t’u përballur me Korabin, ndërsa Pogradeci do të jetë “mysafir” kundër Apolonisë.

Edhe Laçi nuk pritet ta ketë aspak të lehtë ndaj Lushnjes në “Roza Haxhiu”, pasi “Myzeqarët” ndodhen në moment të vështirë.

Përsa i takon javës së 22-të, sfida më “delikate” pritet të jetë Pogradeci – Burreli, ndërsa 4 ndeshjet do të mbahen në datën 14  shkurt, 3 në orën 13:30 dhe tjetra në 16:30. Dy sfidat e tjera janë planifikuar më datën 15 shkurt.      

 

Java 21

Apolonia – Pogradeci, 07.02.2026 13:30

Korabi – Skënderbeu, 07.02.2026 13:30

Kastrioti – Kukësi, 07.02.2026 13:30

Lushnja – KF Laçi, 07.02.2026 13:30

Burreli – Iliria , 08.02.2026 13:30

Besa – AF Luftëtari, 08.02.2026 13:30

 

Java 22

KF Laçi – Besa, 14.02.2026 13:30

AF Luftëtari – Kastrioti, 14.02.2026 13:30

Kukësi – Korabi, 14.02.2026 13:30

Skënderbeu – Apolonia, 14.02.2026 16:30

Pogradeci – Burreli, 15.02.2026 13:30

Iliria – Lushnja, 15.02.2026 13:30

Poll

Lexo gjithashtu