Mbrëmjen e djeshme ekipi i Vllaznisë, në Volejboll për meshkuj ka mundur Partizanin në finale me setet e përgjithshme 3-1. (18-25, 29-27, 23-25, 20-25)
Shkodranët kanë fituar kështu Kupën e Federatës, takim ky që është luajtur në qytetin e Korçës, raportohet në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Volejbollit.
Postimi i FSHV-së:
Ekipi i Vllaznise eshte fitues i Kupes se Federates ne volejboll per meshkuj, pas fitores 3-1 ndaj Partizanit ne finale. Ndeshja u zhvillua ne qytetin e Korces.
FSHV pershendet te gjitha skuadrat pjesemarrese ne kete turne dhe pergezon ekipin fitues, duke i uruar suksese ne te ardhmen.
Vllaznia - Partizani, 3-1 (18-25, 29-27, 23-25, 20-25)

Poll