Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

U detyrua prej LUFTËS, ish-sulmuesi i Shqipërisë “arratiset” bashkë me familjen

Shkruar nga NEWSPORT
U detyrua prej LUFTËS, ish-sulmuesi i Shqipërisë
Emir Sahiti

Emir Sahiti mund të mbyllë më herët aventurën e tij te Maccabi Tel Aviv, pasi është larguar nga Izraeli për shkak të përshkallëzimit të konfliktit në rajon.

Sulmuesi i Kosovës u largua bashkë me familjen pasi vendi ku aktivizohej u bë objektiv i sulmeve. Futbollisti ishte huazuar në dimër nga Hamburg te klubi izraelit dhe kishte nisur shumë mirë aventurën e tij.

Ish-i i Shqipërisë U21 shënoi 4 gola në 5 ndeshjet e para, ndërsa drejtuesit e Maccabi Tel Aviv po mendonin të aktivizonin klauzolën e blerjes prej 500 mijë euro.

Pas shpërthimit të konfliktit, lojtari udhëtoi me makinë drejt Egjipti, përpara se të kalonte në Qipro dhe më pas në Kroaci, ku ka shtëpinë në Split.

Pezullimi i aktiviteteve sportive në Izrael ka vënë në dyshim vazhdimin e tij te Maccabi Tel Aviv dhe nuk përjashtohet që në verë të kërkojë një skuadër të re.

Poll

Lexo gjithashtu