Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

13 fitore dhe golat “lumë”, Oltijon Kërnaja arkitekti i Partizanit të titullit

Shkruar nga NEWSPORT
13 fitore dhe golat “lumë”, Oltijon Kërnaja arkitekti i
Oltijon Kërnaja

Oltijon Kërnaja mund të thuhet se është padyshim çelësi i suksesit të Partizanit. Tekniku 39-vjeçar e mori drejtimin e të kuqve, kur këta të fundit pothuajse kishim humbur çdo shpresë.

Ndërkohë që momentalisht, “Demat” mbajnë vendin e katërt në tabelë dhe janë futur seriozisht në garë për titullin kampion. Kërnaja mund të quhet arkitekti i këtij ekipit dhe suksesi.

Ai i ka drejtuar deri më sot të kuqtë në 24 ndeshje, prej të cilave ka humbur vetëm 6, teksa 5 të tjera kanë përfunduar në barazim. Vlen të përmendet se nga 24 ndeshje, Kërnaja ka fituar plot 13, duke marrë parasysh që nga mbijetesa, kaluan në një tjetër faqe.

Gjithashtu, ekipi i Kërnajës di edhe të shënojë gola. Nën drejtimin e Partizanit, të kuqtë kanë shënuar 31 gola, ndërsa kanë pësuar 21. Me golat “lumë” dhe fitore radhazi, duket se Kërnaja dhe Partizani do të shkojnë shumë lart.

Poll

Lexo gjithashtu