Skuarda e volejbollit e Tiranës për meshkuj ka marrë një fitore të rëndësishme sot përballë Studentit. Bardheblutë fituan me rezultatin e pastër 3-0 me sete. Takimi ishte i vlefshëm për "Play-Off" e kampionatit. Kështu ekipi kryeqytetas është pranë finales dhe takimi i kthimit do të luhet të shtunën në “Asllan Rusi”.
Sfida tjetër mes Skënderbeut dhe Vllaznisë e zhvilluar në Korçë përfundoi 0-3 për miqtë. Me shumë mundësi finalja do të ketë një klasike mes Tiranës dhe Vllaznisë që do ta ndajnë se kush është më e mira e Shqipërisë për këtë edicion.
[caption id="attachment_686533" align="alignnone" width="300"] Rezultatet[/caption]
Poll