
Partizani - Tirana
Një mes Partizanit dhe Tiranës do të fitojë titullin kampion në volejboll për meshkuj. Gjithçka do të vendoset sot, ora 18:00.
Ky takim do të zhvillohet në Sallën Sportive “Farkë”. Fituesi kurorëzohet kampion, teksa kujtojmë se seria e finaleve është 2 me 2.
Tirana ndodhej 2 me 0 në avantazh me finalet, por Partizani ia doli të barazojë gjithçka. Duhet dhe takimi i fundit për të vendosur gjithçka.
Një ndeshje mes dy skuadrave të kryeqytetit është epike. Kështu është e gjitha për t’u shijuar me një takim që ka dhuruar gjithmonë spektakël.
Poll