
Te Tirana e vollejbollit nuk kanë të ndalur. Bardheblutë po punojnë shumë për të plotësuar ekipin për sezonin e ri.
Kështu drejtuesit në fokus kanë rinovinet e kontratave me volejbollistët që janë pjesë e planeve të tyre. I radhës që do të qëndrojë edhe për sezonin e ri në kryeqytet është Julian Talaj.
Shtatlarti siç dihet është një pikë kyçe te Tirana, me klubin që është bindur nga paraqitjet e tij në sezonin e kaluar. Kështu drejtuesit “blindojnë” një lider, duke bërë që skuadra të mbajë boshtin për sezonin e ri.
“ZYRTARE
Klubi Tirana ka kënaqësinë të njoftojë se Julian Talaj ka rinovuar kontratën dhe do të vijojë të jetë pjesë e ekipit tonë të volejbollit edhe për sezonin 2025-2026!
Qendër i palëkundur në formacionin bardheblu, Talaj është në vitin e tij të gjashtë me Tiranën, duke u kthyer në një nga shtyllat kryesore të skuadrës. Me paraqitjet e tij të qëndrueshme dhe përkushtimin në fushë, ai është gjithashtu një emër i konfirmuar në Kombëtaren shqiptare”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram